(VIDEO) Amvisëritë në Maqedoni, mesatarisht, hedhin 86 kilogramë ushqim në vit

(VIDEO) Amvisëritë në Maqedoni, mesatarisht, hedhin 86 kilogramë ushqim në vit

Të dhënat e publikuara në raportin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, UNEP, për Indeksin e Mbetjeve Ushqimore për vitin 2024, Amvisëritë në Maqedoni, mesatarisht, hedhin 86 kilogramë ushqim në vit për banor, që është 17 kilogramë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

MARKETING

Shik.mk

UNEP

“Amvisëritë në Maqedoni gjatë vitit 2024 kanë krijuar gjithsej 179 mijë e 311 tonë mbetje ushqimore. Restorantet kanë gjeneruar 51 mijë e 283 tonë mbetje, ose rreth 25 kilogramë për person në vit. Ndërkaq, në sektorin e shitjes me pakicë janë krijuar gjithsej 30 mijë e 755 tonë mbetje ushqimore, përkatësisht 15 kilogramë për person në vit”.

Në raportin e pubikuar, thuhet se amvisëritë në Maqedoni krijojnë 17 kilogramë më shumë mbetje ushqimore për person sesa mesatarja evropiane. Kurse, restorantet dhe shërbimet e ushqimit gjenerojnë 10 kilogramë më shumë, ndërsa në shitjen me pakicë krijohen 5 kilogramë më shumë mbetje ushqimore për person në vit krahasuar me mesataren evropiane. Sipas raportit, në vitin 2024, amvisëritë në Evropë kanë krijuar mesatarisht 69 kilogramë mbetje ushqimore për person.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING