Ursula von der Leyen dhe Mickoski: Hapi i parë, dialogu me Bullgarinë

Ursula von der Leyen dhe Mickoski: Hapi i parë, dialogu me Bullgarinë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka këshilluar që hapi i parë për përfshirjen e BE-së në dialogun me Bullgarinë të jetë zhvillimi i një takimi dypalësh.

MARKETING

Shik.mk

Mickoski bëri të ditur se gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Sofje javën e ardhshme, do të kërkohet një takim me homologun e tij bullgar.

“Menjëherë i kërkova ministrit të dërgonte një notë diplomatike dhe të kërkonte një takim. Le ta fillojmë dhe ta zhvendosim procesin nga aty ku është”, tha Mickoski.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut kërkon që çështjet me Bullgarinë të zgjidhen përmes dialogut, mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellë, ndërsa nga BE-ja kërkon të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme.

MARKETING