(VIDEO) Kapen 700 gramë hashash, ndalohet R.V. nga Tetova

(VIDEO) Kapen 700 gramë hashash, ndalohet R.V. nga Tetova

Hashash me peshë 700 gramë u zbulua nga oficerët doganorë gjatë kontrollit të një dërgese postare nga Spanja, e cila ishte porositur nga shtetasi me inicialet R.V. nga Tetova. Personi u ndalua nga inspektorët e Departamentit të Hetimeve dhe kundër tij u ngrit kallëzim penal në prokurorinë publike kompetente.

MARKETING

Shik.mk

Dogana

“Në momentin kur R.V. mori dërgesën, ai u ndalua nga inspektorët e Departamentit të Hetimeve dhe kundër tij u ngrit kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Rasti u zbulua kur dërgesa që kishte mbërritur në Postën Qendrore u selektua për kontroll të detajuar, pas së cilës, pas hapjes së saj, u gjetën shtatë pako me lëndë të ngurtë të gjelbër në disa qese të mbyllura hermetikisht. Nga dogana thonë se menjëherë u thirrën ekipet e Departamentit të Operacioneve, dhe pasi një qen doganor zbuloi praninë e drogës në dërgesë, substanca u testua, e cila konfirmoi praninë e substancës narkotike.

Ndërkaq nga dogana theksuan se drogat u dërguan për ekspertizë me urdhër të prokurorit publik, gjatë së cilës u përcaktua se ishin hashash dhe u sekuestruan.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING