Hajdari: As që diskutohet rëndësia strategjike e korridorit 8!

Hajdari: As që diskutohet rëndësia strategjike e korridorit 8!

Botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se as që diskutohet rëndësia strategjike e korridorit 8, i cili do të mundësoj edhe zhvillimin e rajoneve ku kalon dhe për rajonet tjera.

“Por ajo që fshihet ajo është pjesa me të cilën mediat duhet të merren dhe nuk po merren. Më shumë po merret VMRO-ja”, tha Hajdari.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një projekt i cili do të kushtojë 1.3 dhe plus 300 milionë për shpronësim.

“Dhe më pas nga eksperienca këtu, aneks pas aneksi dhe ajo kostoja do të jetë me siguri mbi 2 miliardë euro”, deklaroi Hajdari.

Hajdari tha se kur bëhet mirë, diçka pozitive në rajonet shqiptare atëherë dy blloqet politike maqedonase janë të njëjtë.

“Unë dyshoj se VMRO e ka vetëm te transparenca. Është pikërisht ajo që rrëshqitazi doli edhe nëpërmjet gojës së kryetarit të Kumanovës”, deklaroi Hajdari, duke shtuar se ka informacione se deklaratat e bëra nga Maksim DImitrievski për korridorin 8, se i njëjti korridor i shërben vetëm shqiptarëve, janë bërë me dirigjim të një partie tjetër maqedonase. /SHENJA/

MARKETING