Gjysmëfinale spektakolare me gola dhe penallti, Bajerni dhe Reali lënë gjithçka hapur për ndeshjen e dytë

Gjysmëfinale spektakolare me gola dhe penallti, Bajerni dhe Reali lënë gjithçka hapur për ndeshjen e dytë

Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në Allian Arena nuk pati fitues pasi ndeshja u mbyll në barazimin 2-2. Ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh me një gol të Vinicus Junior, me brazilianin që mposhti Neuer me lehtësi.

Në fraksionin e dytë, bavarezët përmbysën brenda katër minutash përkatësisht në të 53-tën dhe 57-tën me anë të Sane dhe Kane që realizoi nga pika e bardhë. Por, në të njëjtën formë iu përgjigj edhe Vinicius me brazilianin që me 11-metërsh vulosi rezultatin përfundimtar 2-2. Kështu, pas një jave në Santiago Bernabeu gjithçka është e hapur dhe do të luhet deri në fund për një biletë në finalen e një qershorit në Wembley.

MARKETING