Gjyqtari i njohur anglez, Anthony Taylor do të drejtojë finalen e titullit në Superligën e Shqipërisë

Gjyqtari i njohur anglez, Anthony Taylor do të drejtojë finalen e titullit në Superligën e Shqipërisë

Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” në Shqipëri, do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën evropiane.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4” ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Gjyqtari 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Ligës Premier, Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe të tjera.

Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në Ligën e Evopës, Sevilla – Roma, ndeshjen finale të Kupës së Botës për klube FIFA në sezonin 2022/2023, mes Real Madrid dhe Al-Hilal, takimin final të i Ligës Kombeve të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, dhe finalen e Superkupës së Evropës mes Bayern Munich dhe Sevilla.

Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë të gjysmëfinales në Ligës e Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe PSG.

“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve

 

MARKETING