Gjermania eliminon SHBA-të, kalon në finale te Kampionatit Botëror në basketboll

Gjermania eliminon SHBA-të, kalon në finale te Kampionatit Botëror në basketboll

Gjermania e ka shokuar SHBA-në duke e eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror me rezultat 113:111.

Gjermanët me shumë meritë kaluan në finale, duke fituar ndeshjen dramatike, sidomos në minutat e fundit.

Gjermania e hapi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kaloi në epërsi 25:15 pas çerekut të parë, por amerikanët u rikthyen shpejt dhe barazuan.

Në pjesën e dytë SHBA-të kaluan në epërsi 48:43 dhe dukej se do të mund ta prishnin ndeshjen, por as gjermanët nuk u dorëzuan, kështu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 60:59, në të mirë të amerikanëve.

Vazhdimi i lojës solli basketboll po aq efikas dhe amerikanët nuk gjetën dot mënyrën për të forcuar mbrojtjen dhe për të ndalur gjermanët e motivuar, të cilët para çerekut të fundit kryesuan 94:84.

Katër minuta para fundit, SHBA shkoi në një seri 7:0 me vetëm tre pikë prapa (106:103), kështu që në fund pati një dramë të vërtetë, e cila gjithsesi u shkoi gjermanëve.

Te gjermanët më të mirët ishin Andreas Obst me 24 pikë, Franz Wagner me 22, Daniel Theis me 21, ndërsa mirë ishte edhe Dennis Schroder me 17 pikë.

Tek amerikanët, më efektivët ishin Anthony Edwards me 23 dhe Austin Reaves me 21 pikë.

Në finale ka kaluar edhe Serbia që në gjysmëfinale e mposhti Kanadanë me rezultat 95:86.

Ndeshja finale mes Gjermanisë dhe Serbisë është caktuar për të dielën në orën 14:40, ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja do të luftojnë për medaljen e bronztë në orën 10:30. /Telegrafi/

MARKETING