Gasperini: Dua Realin e Madridit në finalen e Superkupës

Gasperini: Dua Realin e Madridit në finalen e Superkupës

Atalanta e mbylli në mënyrë spektakolare sezonin, duke mposhtur bindshëm 3-0 Bayer Leverkusen në finalen e Europa League. Skuadra nga Bergamo shkroi historinë në Europa League, duke fituar për herë të parë një kompeticion europian.

Berat Gjimshiti me shokë do të sfidojnë fituesin e Real Madrid-Borussia Dortmund në finalen e Superkupës së Europës. E programuar për datën 14 gusht në Varshavë të Polonisë.

Shpresoj të gjejmë përballë Realin në finalen e Superkupës”, u shpreh i bindur tekniku Gian Piero Gasperini. I cili theksoi se përballja me “Los Blancos” është më shumë emocionuese.

Nuk kemi asgjë kundër Borussias së Dortmundit, ekip me të cilin jemi përballur vite më parë në Europa League.

Por finalja e Superkupës së Europës me Realin e Madridit do të ishte më prestigjiozja e mundshme”, u shpreh “arkitekti” i Atalantës.

MARKETING