Fundjava sjell xhiron e 27-të në elitë, tri ndeshje të shtunën, tri të dielën

Fundjava sjell xhiron e 27-të në elitë, tri ndeshje të shtunën, tri të dielën

Liga e Parë e futbollitë të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 27-të në program. Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje, përderisa të dielën do të luhen tri të tjerat.

Ditën e nesërme, Shkupi në Çair do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, Gostivari gjithashtu do të luaj në shtëpi kundër Tikveshit, përderisa Voska Sport udhëton drejt Strumicë për tu përballur me Brerën. Ndërkohë të dielën në program do të jetë Shkëndija që në Tetovë do të takohet me Sileksin, kampionët në fuqi Struga është nikoqir i Bregallnicës së Shtipit dhe në kryeqytet do të zhvillohet takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të në elitën e futbollit vendor do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:00. /SHENJA/

MARKETING