Franca shpall abortin të drejtë kushtetuese, ligji miratohet me shumicë dërrmuese

Franca shpall abortin të drejtë kushtetuese, ligji miratohet me shumicë dërrmuese

Franca është bërë vendi i parë në botë që ka përfshirë në të drejtën e abortit në kushtetutën e saj.

Parlamentarët francezë votuan për të rishikuar kushtetutën e vendit të vitit 1958 për të mbrojtur “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar.

Votimi dërrmues 780-72 u shoqërua me një ovacion në këmbë në parlamentin në Versajë kur u shpall rezultati.

Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi veprimin si “krenarinë franceze” që kishte dërguar një “mesazh universal”.

 

Megjithatë, grupet kundër abortit e kanë kritikuar ashpër ndryshimin, ashtu si edhe Vatikani.

Aborti ka qenë i ligjshëm në Francë që nga viti 1975, por sondazhet tregojnë se rreth 85% e publikut mbështeti ndryshimin e kushtetutës për të mbrojtur të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë.

Ndërsa disa vende të tjera përfshijnë të drejtat riprodhuese në kushtetutat e tyre, Franca është e para që deklaron në mënyrë eksplicite se aborti do të garantohet.

MARKETING