Fiorentina ngec në “shtëpi”, Rrahmani gjen golin, por Napoli “harron” të fitojë

Fiorentina ngec në “shtëpi”, Rrahmani gjen golin, por Napoli “harron” të fitojë

Fiorentina ngec në “shtëpi” në takimin e raundit 37-të të Serie A, teksa Napoli as këtë javë nuk ia del të rikthehet te triumfi, me ndeshjen e luajtur në “Stadio Artemio Franchi” që u mbyll me barazimin 2-2.

Pavarësisht se ishin vendasit ata që diktuan ritmin, në fund Fiorentina dhe Napoli ndanë pikët.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 8’ kur pasi Politano krosoi topin nga goditja e këndit, Amir Rrahmani “fluturoi” dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke kaluar Napoli-n në avantazh.

Megjithatë, Fiorentina reagoi brenda fraksionit hapës, duke barazuar me super golin e Biraghi-t, që shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 40’, ndërsa vetëm dy minuta më pas Nzola përmbysi rezultatin dhe kaloi vendasit në avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.

Napoli nga ana tjetër vazhdoi me sulmet në fraksionin e dytë dhe në minutën e 57’ Kvaratskhelia realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe barazoi për miqtë.

Pas këtij raundi Fiorentina renditet në vend të tetë ose thënë ndryshe në zonën e Conference League me 54 pikë, por që ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur, teksa Napoli renditet në vend të nëntë me 52 pikë.

MARKETING