Felix i jep fitoren Barcelonës, diferenca me Realin mbetet -8

Felix i jep fitoren Barcelonës, diferenca me Realin mbetet -8

Barcelona fiton tri pikët e radhët në La Liga në fushën e Cadizit dhe ruan distancën prej tetë pikësh me Realin kryesues.

Edhe pse Xavi kishte vendosur të kryente rotacion masiv duke menduar më shumë për ndeshjen e kthimit me PSG-në në Championsit, kampionët në fuqi të Spanjës ia dolën të fitonin 1-0 ndaj një kundërshtari që luftoi fort për pikë, pasi është në zonën e rënies.

Pavarësisht mungesave të shumta në formacionin titullar të emrave të rëndësishëm si Yamal, Raphinha, Pedri, Gundogan, De Jong, Araujo, Kounde…, Barcelona arrin të gjejë golin në fushën e Cadizit në minutën e 37-të.

Gjatë ekzekutimit të një këndoreje, Felix shfrytëzon topin e mbetur me zonë duke e dërguar topin në rrjetë me roveshatë.

 

MARKETING