Fejzi Hajdari: Gjendja e medieve në RMV është e mjerueshme!

Fejzi Hajdari: Gjendja e medieve në RMV është e mjerueshme!

Botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se gjendja e medieve në Maqedoninë e Veriut është jo normale.

Ai tha se mungojnë iniciativat për tu përmirësuar gjendja e medieve dhe statusi i tyre.

“Ju e shihni nëpër debate se keni analistë të cilët dihet mirëfilli se janë pjesë e listave të ndryshme të partive të caktume, bizneseve të caktuar, flas të oligarkëve të cilat për interesa partiake dhe të ndryshme janë gjendje të paguajnë njerëz të caktuar, respektivisht analistë të cilët deshtëm apo nuk deshëm e krijojnë opinionin, për shkak se gjatë 24 orëve ti e ke ata të njëjtit njerëz që shëtisin nga një media në media tjera”, u shpreh publicisti dhe analisti politik Fejzi Hajdari.

Hajdari më pas tregoi edhe vështirësitë dhe sfidat me të cilat është përballur, duke përmendur edhe rastin në vitin 2016 kur sipas tij, simpatizant të BDI-së, i kanë shkuar në zyre të gazetës Lajm, por që fatmirësisht ai në ato momente nuk ka qenë aty.

“Gjithçka në hapësirën mediatike në RMV por në veçanti në mediat shqipe e keni të kontrolluar prej partive politike. Kur themi partitë politike e kam parasysh BDI-në, pse ata? Për shkak se ata janë 20 vite në pushtet dhe gjendja jonë e mjerueshme pak a shumë është rezultat i atyre”, u shpreh më tej Hajdari.

MARKETING