Escobar me një paralajmërim për Malin e Zi: Nëse nuk e zgjidhin krizën, do të ketë pasoja

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi për “pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale disamujore.

“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër kolapsit institucional, të cilin nuk e kam parë pothuajse kurrë në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formimin e një tjetër. Ata nuk kanë një kuorum brenda Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Mund të ndodhë që ata të mos kenë një president që t’ua besojë mandatin, të mos kenë një qeveri që të ecë përpara dhe Gjykata Kushtetuese të miratojë të gjitha vendimet dhe të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve”, theksoi Escobar.

Zyrtari amerikan ritheksoi se detyra kryesore është plotësimi i menjëhershëm i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, “dhe më pas të shkohet në zgjedhje”.

“Duhet të nisin nga Gjykata Kushtetuese. Dhe përveç kësaj, besojmë se edhe sondazhet tregojnë se shumica dërrmuese e qytetarëve duan zgjedhje të reja. Dhe ata duhet të fillojnë prej andej”, beson Escobar.

Escobar, duke iu referuar opinionit të Komisionit të Venecias, tha se çdo ide se “Kushtetuta ndryshohet me shumicë të thjeshtë” është shumë e rrezikshme.

“Ne kemi thënë tashmë se nuk jemi të sigurt se do të ishte një qeveri e vlefshme me kushtetutë. Nuk jemi të sigurt se mund të mbështetemi në vendimet e një qeverie të tillë. Ne i inkurajuam që të mos e bëjnë këtë”, përfundoi ai.

MARKETING