(VIDEO) Vdes edhe një pacient nga Ethet e Nilit, 57 ditë kishte qenë në spital

(VIDEO) Vdes edhe një pacient nga Ethet e Nilit, 57 ditë kishte qenë në spital

Shtatëdhjetë vjeçari nga komuna e Aerodromit, është viktima e 10 e prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor. Drejtori i Klinikës së Infektologjisë Fadil Cana bëri me dije se pacienti po mjekohej prej 57 ditësh në klinikë dhe kishte edhe disa sëmundje tjera shoqëruese. Sipas Canës edhe përkundër ndërmarrjes së të gjitha veprimeve mjekësore, pacienti ka ndërruar jetë. Ndëkohë njoftoi se është pranuar edhe një pacient tek i cili është konfirmuar virusi i Nilit Perëndimor.

MARKETING

Shik.mk

Fadil Cana, drejtor i Infektologjisë

“Ka vetëm një rast të ri të konfirmuar. Ai është pranuar më datë 25 shtator. Ndërsa gjithësej në klinikë janë 7 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 2 janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Këta janë pacientë të ri, të cilëve ju ka përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe janë transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv. Njëri prej tyre, është nga pacientët e ri që janë pranuar në klinikë”.

Deri tani numri i pacientëve që janë infektuar me këtë virus është 67.

Më 27 korrik, Instituti i Shëndetit Publik raportoi për 8 rastet e para me Ethet e Nilit Perëndimor. Në vendin tonë, shumica e rasteve të raportuara kanë formën neuroinvazive. Të gjithë personat e infektuar dhe që kanë ndërruar jetë janë të moshës mbi 60 vjeç. Shkupi vazhdon të jetë qyteti më i prekur, por virusi është evidentuar edhe në qytete të tjera.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING