(VIDEO) Në Shkup promovohet projekti për të ruajtur gjuhën arbëreshe

(VIDEO) Në Shkup promovohet projekti për të ruajtur gjuhën arbëreshe

Arbëreshët e Italisë janë dëshmi e gjallë e historisë dhe identitetit shqiptar të ruajtur ndër shekuj. Të shpërndarë në disa zona të Italisë së Jugut, ata kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe traditat e trashëguara brez pas brezi. Për historinë, kulturën dhe sfidat me të cilat përballet sot komuniteti arbëresh, u diskutua në ligjëratën e organizuar në Shkup nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, nga profesori dhe studiuesi arbëresh nga Kalabria, Francesco Perri.

MARKETING

Shik.mk

Ai foli për origjinën, vendbanimet, traditat dhe dialektet arbëreshe, duke u ndalur te një projekt për ruajtjen e gjuhës. Ai e cilësoi projektin të suksesshëm, pasi fëmijët që morën pjesë filluan t’u flasin arbërisht prindërve të tyre të cilët tashmë e kishin haruar gjuhën, duke rikthyer transmetimin e gjuhës mes brezave – nga të mëdhenjtë te të vegjlit, e tani edhe nga të vegjlit te prindërit.

Franceso Peri, profesori dhe studiuesi arbëresh nga Kalabria

“Kemi bërë një projekt për ta mirëmbajtur gjuhën, arbërishten, e cila gjithnjë e më tepër ka filluar të zbehet dmth prej aty ku kan folur një përqindje shumë më e madhe, tash është ulur kjo përqindje 20 deri në 30 përqind që flasin. Tek katundi, tek fshati, Vakarica ka filluar si projekt si eksperiment fillimisht në Vakaricë, ku janë organizuar grupe jo formale nëpër vend, në shesh që janë mbledhur më të rinjtë me mosha shumë të vogla, fëmijë, 12 shkolla fillore, ku thjesht kanë folur arbërisht në mënyrë që ta mirëmbajnë, projekti ka pasur sukses në katund, dhe do të promovohet edhe në fshatrat e tjerë, gjithësej janë dyzet e sa, ku flitet arbërishtja përgjatë gjithë Italisë.

Përveç gjuhës, arbëreshët vazhdojnë të ruajnë edhe tradita të veçanta, të trashëguara brez pas brezi, ndër të cilat është edhe rituali i “ujit të pafolur”.

Franceso Peri, profesori dhe studiuesi arbëresh nga Kalabria

“Një prej traditave që ruhet ende, është ‘uji i pafolur’, ose akuamukta, ku merret uji në një kanal, dhe ky ujë konsiderohet i bekuar, kjo ndodh në të shtunën e pashkëve, dhe është një traditë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Meret ky ujë dhe konsiderohet si një ilaq kundër mallkimeve përgjatë gjithë vitit, ose një traditë tjetër, e të njëjtit vend, që më pas kam dëgjuar që edhe në Tiranë bëhët në një komunitet nga një profesor, që kur meret ky ujë momentin kur pihet personi nuk flet për një kohë e mban ujin në gojë dhe pastaj e derdh”.

Ndërkaq, profesori Francesco Perri i dhuroi drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Besnik Eminit, disa dhurata simbolike, si shenjë respekti dhe falënderimi për bashkëpunimin dhe pritjen. Me këtë gjest u përmbyll aktiviteti kushtuar historisë, traditave dhe trashëgimisë së arbëreshëve të Italisë. Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING