Elita e futbollit vendor, nesër luhen ndeshjet e xhirosë së 29-të

Elita e futbollit vendor, nesër luhen ndeshjet e xhirosë së 29-të

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 29-të në elitën e futbollit vendor. Struga pret në shtëpi Sileksin, në një përballje ku për kampionët e vendit çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte dështim. Shkupi me trajnerin e ri Ernest Gjokën do të mundohet që të rigjejë rrugën e fitores ndaj Tikveshit, teksa Shkëndija në Tetovë gostit ekipin e Gostivarit.

Në ndeshjet tjera Voska Sport përballet me Vardarin, Rabotniçki takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Brera luan me Vardarin.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të luhen të dielën me fillim në orën 16:00. /SHENJA/

MARKETING