Edicioni fantastik me Lille, Zhegrova “firmos” sezonin e tij më të mirë në karrierë

Edicioni fantastik me Lille, Zhegrova “firmos” sezonin e tij më të mirë në karrierë

Edon Zhegrova është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Lille-s, me lojtarin kosovar që në këtë sezon ka treguar një formë shumë të mirë.

25-vjeçari realizoi në ndeshjen e fundit, të cilën Lille humbi 3-4 në shtëpi përballë Lyon-it, por me finalizimin e radhës dhe me pak minuta në dispozicion, Zhegrova tregoi përsëri potencialin e tij.

Zhegrova e nisi sfidën e të hënës nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 26-të dhe më pas, vendimi i Fonseca-s habiti jo pak, pasi portugezi e zëvendësoi në minutën e 75-të, moment që ndryshoi lojën, pasi Lyon-i përmbysi ndeshjen.

Megjithatë, në aspektin personal kundër Lyon-it, Zhegrova realizoi golin e gjashtë sezonal, por pa harruar edhe 5 asistime, teksa është golashënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e Fonseca-s pas David me 17 finalizime sezonale.

Deri më tani, në këtë pikë të sezonit, ish-lojtari i Baseli-t ka zhvilluar 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 12 gola e duke dhuruar në total gjashtë asist, duke e kthyer këtë në sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Një formë që ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes tyre edhe Juventus.

Mediet italiane kanë raportuar prej kohësh se “Zonja e Vjetër” është vendosur në gjurmët e kosovarit, që nga klubi i Lille vlerësohet rreth 20 milionë euro, teksa Zhegrova ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

 

MARKETING