Dita e fundit për paraqitjen e tenderit të dytë për stacionin e kompresorit të Qendrës Klinike në Shkup
Sot skadon afati për paraqitjen e firmave të interesuara për pjesëmarrje në tenderin e dytë për stacionin e kompresorëve të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup që e shpalli Ministria e Shëndetësisë.
Tre kompani fillimisht shprehën interesim për tenderin dhe vizituan vendin. Javën e kaluar informacionin për MIA e konfirmoi Stojçe Nikollovski, ekspert për vizita në terren, përgjegjës i komisionit dhe udhëheqës i Departamentit për punë teknike në IP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, entit dhe qendrës urgjente – Shkup.
“Tri kompani të interesuara kanë vizituar lokacionin për të parë se çfarë duhet të blehet dhe ku të vendoset, sqaroi më pas Nikollovski në një deklaratë për MIA.
Në muajin maj, sallat e operacioneve të Qendrës Klinike u mbyllën për shkak të erës së pakëndshme. Për intervenime emergjente pacientët janë drejtuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Ishte shpallur tender për furnizimin e stacionit të ri të kompresorëve, i cili dështoi pasi nuk erdhi asnjë ofertë.