Bujamin Asani emërohet zv.seleksionues i Maqedonisë U14

Bujamin Asani emërohet zv.seleksionues i Maqedonisë U14

Një emër i njohur në futbollin shkupjan dhe më gjerë, Bujamin Asani, është emëruar zëvendës seleksionues i kombëtares U14 të Maqedonisë së Veriut. Me përvojën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e talenteve të reja, ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm si për Asanin, ashtu edhe për të ardhmen e gjeneratës së re të futbollistëve në vend.

MARKETING

Description of image

Kujtojmë që Bujamin Asani ka luajtur për disa klube të njohura në vend dhe jashtë tij. Ai ka qenë pjesë e ekipeve si FC Shkupi, Rabotniçki, Skopje, Pobeda, UTA Arad në Rumani, Kapaz në Azerbajxhan dhe Ferizaj në Kosovë. ​

Në vitin 2023, Asani vendosi të rikthehet në futbollin aktiv, duke u bashkuar me KF Studeniçani.  Ai luajti si lojtar dhe gjithashtu mori rolin e trajnerit të ekipit. Në vitin 2025, Asani kaloi te Veleshta, duke vazhduar karrierën e tij në Ligën e Dytë të Maqedonisë. ​/SHENJA/

 

MARKETING