Bregallnica thellon krizën, mposhtet nga Rabotniçki

Bregallnica thellon krizën, mposhtet nga Rabotniçki

Rabotniçki ka mundur 1:0 Bregallnicën, në duelin hapës të xhiros së 28-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli i cili vulosi fatin e takimit dhe që i dha 3 pikët Rabotniçkit u shënua në minutën e 59-të nga Gando.

Ndërkohë xhiroja e 28-të në elitë kompletohet të dielën me 5 takime tjera që do të luhen nga ora 16:00. Shkupin e pret një transfertë e vështirë, ku në Kratovë do të përballet me Sileksin. Struga do të luaj në kryeqytet me Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa Shkëndija udhëton drejt Kavadarit për takimin me Tikveshin. Gostivari në këtë xhiro do të luaj në shtëpi kundër Brerës, ndërsa Voska Sport është mysafire e Vardarit në Shkup. /SHENJA/

MARKETING