‘Bota në fokus’: Sionizmi i krishterë dhe shteti i Izraelit

‘Bota në fokus’: Sionizmi i krishterë dhe shteti i Izraelit

-A ishin hebrenjtë me të vërtetë banorët origjinalë të Palestinës, që meritonin të mbështeteshin me çdo mënyrë të mundshme për “rikthimin” në “atdheun” e tyre?

-Në veprën e tij “Dhjetë mite mbi Izraelin”, hisrtoriani hebre Ilah Pappe e rrëzon teorinë e tokës pa popull dhe popullit pa atdhe, referuar Palestinës dhe të ashtuquajturit, atdhe të premtuar për hebrenjtë në tokat palestineze.

-Pappe shkruan se kolonët e Europës që kanë emigruar në Palestinë, nuk janë hebrenjë autoktonë të tokave palestineze, por një fis turkmen nga Kaukazi i quajtuar Khazara që në shekullin VIII u konvertuan në Judaizëm e në shekujt në vazhdim u detyruan të zhvendosen drejt perëndimit të Europës.

-Rrëfimi historik sionist se si toka e kontestuar u bë shteti i Izraelit, është e bazuar mbi një sërë mitesh që mjeshtërisht hedhin dyshim mbi të drejtën morale të palestinezëve mbi tokën.

-Shpesh, mediat kryesore perëndimore dhe elitat politike e pranojnë këtë grup mitesh si një e vërtetë e pamohueshme si dhe justifikimin e veprimeve të Izraelit në këto 60 vitete fundit.

-Në shumicën e rasteve, pranimi i heshtur i këtyre miteve shërben si shpjegim për mosndërhyrjen e qeverive perëndimore në mënyrë efikase në një konflikt që po vazhdon që nga themelimi i kombit izraelit.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING