BOTA NË FOKUS | Periudha “RT Erdogan”: Si u shndërrua Turqia në fuqi globale!

BOTA NË FOKUS | Periudha “RT Erdogan”: Si u shndërrua Turqia në fuqi globale!

19 Maji shënon ditën kur edhe zyrtarisht filloi Lufta për Pavarësinë e Turqisë në viitn 1919 dhe pas katër viteve, më 29 tetor 1923 Mustafa Kemal Ataturku shpalli fundin e Perandorisë Osmane dhe themelimin e shtetit modern turk.

1032 vjetori i republikës e gjen Turqinë në një pozitë jashtëzakonisht të fuqishme në skenën ndërkombëtare. Duke kombinuar poziten e saj gjeografike, forcën ushtarake dhe ndikimin kulturor, Turqia sot është jo vetëm një faktor rajonal, por një pjesë e pandashme e çdo ekuacioni diplomatik që prek sigurinë euroaziatike dhe më gjerë.

Nën drejtimin e Presidentit Rexhep Taip Erdoğan dhe me një elitë politike e diplomatike të konsoliduar, Turqia ka ndërtuar një doktrinë të bazuar mbi tri shtylla themelore: ruajtja e sovranitetit kombëtar, zgjerimi i ndikimit rajonal, dhe marrëdhënie të lëvizshme me fuqitë globale, në varësi të interesave të momentit.

Kjo e vendos Turqinë si një aktor ndërmjetës midis Lindjes dhe Perëndimit, shpeshherë si një lojtar i paparashikueshëm, por thellësisht racional në ndjekjen e interesave të saj.

Turqia që njohim sot, lindi, kushtimisht thënë, në fillim të shekullit XXI, atëherë kur elita tradicionale e Turqisë humbi pushtetin dhe nuk pati më rastin që të qeverisë me vendin duke anashkaluar vullnetin real të qytetarëve të saj. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING