BOTA NË FOKUS | Masakra e syfyrit!

-Masakra e syfyrit. Kështu do të mbahet mend vrasja e mbi 400 palestinezëve në Gaza kur Izraeli vendosi të vazhdojë fushatën gjenocidiale në enklavën e bllokuar më 18 mars.
-Dy muaj pas arritjes së armëpushimit, Izraeli vrau 200 fëmijë të cilët madje nuk kishin luksin të hanë dy vakte sepse tre javë më herët kur edhe filloi ta sabotojë armëpushimin, qeveria e Netanyahut vendosi bllokadë totale të ushqimit pë të hyrë në enklavë e javën e fundit ndaloi edhe energjinë elektrike.
-Poashtu shumë gra u vranë brutalisht duke përgatitur syfyrin me aq sa kishin, bombardime këto që paraprakisht morën bekimin e presidentit Trump.
-Sipas gazetarit izraelit, rifillimi i gjenocidit në Gaza i shërben kalkulimeve politike të Netanyahut dhe ministrave të kabinetit të tij.
-Nuk është aspak befasuese të shohim administratën Trump të japë dritën jeshile për rinisjen e dhunës masive izraelite kundër palestinezëve në Gaza, tha Josh Ruebner, profesor në Universitetin Georgetown.
Avdi Bakiju /SHENJA/