Arabia Saudite: Komiteti i paktit të Mekës ra dakord për “masa të përbashkëta parandaluese” kundër sulmeve të Huthive

Arabia Saudite: Komiteti i paktit të Mekës ra dakord për “masa të përbashkëta parandaluese” kundër sulmeve të Huthive

Ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman, ka bërë të ditur se Komiteti Strategjik Politik dhe i Mbrojtjes i Aleancës së re të Mekës, e formuar me Turqinë dhe Pakistanin, ka “rënë dakord të aktivizojë masa të përbashkëta parandaluese” në përgjigje të sulmeve të fundit të Huthive ndaj Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Komiteti ra dakord të aktivizojë masa të përbashkëta parandaluese në kuadër të Aleancës, në përgjigje të sulmeve dhe të gjithë atyre që janë përgjegjës për to”, shkroi Salman në rrjetin social amerikan X, duke shtuar se vendimi u mor gjatë një takimi urgjent.

Ai shtoi Komiteti shprehu gjithashtu solidaritet me Riadin lidhur me “sulmet e urryera” që kanë shënjestruar mbretërinë saudite dhe vendet e shenjta në territorin saudit.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur luftimet e ripërtërira në Jemen janë përhapur në Arabinë Saudite fqinje, ndërsa Huthit kanë ndërmarrë sulme me dronë dhe raketa duke shënjestruar territorin e mbretërisë.

MARKETING