BOTA NË FOKUS | Historia e errët e politikës sioniste, nga Herzl te Netanyahu
Është historikisht e dokumentuar se pjesë të rëndësishme të udhëheqjes sioniste, që nga koha e babait të kësaj ideologjie Theodor Herzl, e kanë parë antisemitizmin si aleat taktik, duke bashkëpunuar me forca antisemite për të avancuar projektin e tyre kolonial.
Kjo nuk do të thotë se sionizmi përfaqëson hebrenjtë, as se hebrenjtë janë përgjegjës për antisemitizmin. Përkundrazi, shumë hebrenj kanë qenë dhe mbeten kritikët më të fortë të kësaj strategjie, pikërisht sepse ajo ka forcuar ciklin e racizmit, në vend që ta thyejë atë.
P.sh, Theodor Herzl vetë zhvilloi bisedime me ministra dhe aristokratë antisemite në Austro-Hungari, Rusi dhe Gjermani, duke argumentuar se sionizmi do t’i “çlironte” shtetet evropiane nga “problemi hebre”. Në Evropën Lindore, disa sionistë i panë pogromet jo si arsye për luftë kundër regjimeve cariste, por si presion “objektiv” që do të rriste emigrimin drejt Palestinës.
Në vitet 1930, një pjesë e lëvizjes sioniste bashkëpunoi me regjimin nazist të Hitlerit përmes Marrëveshjes Haavara, e cila lehtësonte transferimin e hebrenjve gjermanë në Palestinë, ndërkohë që bojkoti antifashist ndërkombëtar i Gjermanisë dëmtohej. Këtë strategji e kanë trashëguar të gjitha qeveritë sioniste deri te Benjamin Netanyahu, të cilët e kanë instrumentalizuar hebraizmin si mbulesë të planeve të tyre koloniale dhe supremaciste. Avdi Bakiju /SHENJA/

