Motoçiklistët provokojnë besimtarët me kokë derri gjatë faljes së namazit në xhaminë e Kaunasit në Lituani

Motoçiklistët provokojnë besimtarët me kokë derri gjatë faljes së namazit në xhaminë e Kaunasit në Lituani

Një kokë derri raportohet se u soll të premten në një xhami në Kaunas, qyteti i dytë më i madh i Lituanisë, teksa një grup motoçiklistësh penguan faljen e muslimanëve duke brohoritur, lëshuar muzikë dhe bërë zhurmë pranë objektit të kultit, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, motoçiklistët u mblodhën në Parkun Ramybes pranë xhamisë, ndërkohë që muslimanët po falnin namazin e xhumasë.

Motoçiklistët raportohet se brohoritën “Lituania”, lëshuan muzikë dhe bënë zhurmë jashtë xhamisë, si dhe gjatë u soll një kokë derri.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan një grup motoçiklistësh të mbledhur pranë xhamisë gjatë faljes së muslimanëve, duke brohoritur dhe lëshuar muzikë.

Incidenti shkaktoi zemërim mes pjesëtarëve të komunitetit lokal musliman.

Një grua e intervistuar nga portali i lajmeve “Kas vyksta Kaune” e përshkroi incidentin si “tronditës”, duke theksuar se njerëzit mblidhen në xhami për t’u falur.

Nuk u raportua për ndonjë përplasje të madhe mes motoçiklistëve dhe pjesëtarëve të komunitetit musliman.

Forca shtesë policore u dislokuan pranë xhamisë.

Policia po shqyrton gjithashtu rrethanat e rastit në bazë të një dispozite të Kodit Penal të Lituanisë që lidhet me nxitjen e mundshme të urrejtjes ndaj një grupi njerëzish.

MARKETING