BOTA NË FOKUS | Fundi i një aleance: Dekompozimi i “marrëdhënies së veçantë”

BOTA NË FOKUS | Fundi i një aleance: Dekompozimi i “marrëdhënies së veçantë”

Memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, ndoshta mund të çojë në një marrëveshje për ndalimin e luftës në të gjitha frontet në rajonin e Lindjes së Mesme, e këtu SHBA është para një testi të madh, të bindë Izraelin se kjo marrëveshje është e mirë, më saktë, të nënshtrojë klasën politike biblike të këtij vendi që jo vetëm pretendon por edhe po punon për të bërë realitet ëndrrën e babit të zonizmit për të bërë “Izraelin e Madh”.

Në këtë rast, problemi kryesorë dhe poengesa më e madhe mes SHBA-së dhe Iranit, është Izraeli. Liderët izraelitë njëzëri kundërshtojnë këtë marrëveshje të mundshme, ndërsa kjo ka ekspozuar edhe thyerjen e parë mes SHBA-së së Trumpit dhe Izraelit, sado që të njejta dukeshin ato.

Me këtë marrëveshje, Trumpi siguron dalje nga një luftë që nuk ishte e tij e as në interes të SHBA-së, gjë që do të siguronte një paqe relative dhe mundësi për prosperitet të rajonit, ndërsa një rajon i patrazuar nuk i përshtatet fare interesave izraelite, që kanë investuar në paqëndrushmëri rajonale, si rrugë e shtruar deri te “Izraeli i Madh”.

Qortimi i hapur i presidentit amerikan, ekspozoi pozicionin gjithnjë e më të izoluar të Izraelit në skenën ndërkombëtare, ndërsa këtë e konfirmoi edhe zv/presidenti amerikan Vance kur ia tërhoqi vërejtjen palës izraelite se duhet të kenë kujdes me aleatin e vetëm izraelit, SHBA-në. A do të çojë ky memorandum rreth marrëveshjes së dëshiruar, mbetet të shihet, por sipas ekspertëve kjo nuk do të ndodhë nëse Izraeli nuk ndalet. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING