Bosnja dhe Hercegovina shkroi histori, eliminon Italinë, kualifikohet në Botëror
Në finalen e fazës “play-off” të Kualifikueseve për Kupën Botërore 2026, Bosnja dhe Hercegovina mposhti Italinë pas penalltive, ku arriti të kualifikohet për herë të dytë në histori në fazën finale.
Ndeshja përfundoi 1–1 në kohën e rregullt, ndërsa pas serisë së penalltive, fituese doli përfaqësuesja ballkanase, Bosnja dhe Hercegovina.

