Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njofton interceptimin e një rakete balistike të Huthive mbi Riad

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njofton interceptimin e një rakete balistike të Huthive mbi Riad

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen njoftoi të hënën në mbrëmje se ka interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga grupi Huthi drejt kryeqytetit saudit, Riad, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Në një postim në platformën sociale amerikane X, koalicioni njoftoi “interceptimin dhe shkatërrimin e një rakete balistike” të lëshuar drejt qytetit.

Njoftimi erdhi pas komunikatave të Mbrojtjes Civile Saudite, e cila fillimisht paralajmëroi për “rrezik të mundshëm” në Riad, ndërsa disa minuta më vonë njoftoi se rreziku kishte kaluar.

Riad është përballur me sulme të përsëritura të Huthive ditët e fundit, ndërsa sulmet ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” për dy ditë radhazi kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të operacioneve.

MARKETING