Ministria e Drejtësisë për rastin me Mihajllovën: Përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk mund të jenë bazë për trajtim të privilegjuar
Ministria e Drejtësisë ka shprehur shqetësime lidhur me rastin e Iva Mihajllovës dhe pritjen e saj në nivel të lartë në Sofje, në kohën kur ndaj saj është në fuqi një ndalesë gjyqësore.
Ministria njofton se sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit, respektim të vendimeve gjyqësore dhe zbatim të përpiktë të procedurave ligjore.
“Përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk duhet të jenë bazë për trajtim të privilegjuar apo zbatim të ndryshëm të ligjit. Si dy shtete fqinje të përkushtuara ndaj perspektivës evropiane, kemi detyrimin që marrëdhëniet tona t’i ndërtojmë mbi besimin e ndërsjellë, respektin dhe bashkëpunimin juridik efikas. Kjo nënkupton edhe respektimin e përpiktë të detyrimeve ligjore dhe pavarësisë së procedurave gjyqësore”, thekson Ministria e Drejtësisë në reagim.
Kjo ministri e thekson rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional, me qëllim që të gjitha çështjet e hapura të sqarohen në bazë të fakteve, ligjeve dhe mekanizmave juridikë ndërkombëtarë.
Vlerat evropiane nuk janë vetëm deklaratë, por detyrim. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa selektivitet, përfundon reagimin Ministria e Drejtësisë.

