Besart Ibraimi rinovon kontratën me Strugën

Besart Ibraimi rinovon kontratën me Strugën

Besart Ibraimi do të vazhdoj të mbetet pjesë e Struga Trim Lum. Golashënuesi më i mirë i elitës vendore, ka arritur akord me drejtuesit e kampionëve për të rinovuar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.

Ibraimi te Struga u transferua në vitin 2022 nga Kanti i Greqies, ndërsa këtë sezon e mbylli me 15 gola të shënuar dhe 13 asiste të dhuruara, duke ndihmuar ekipin e tij për titullin e dytë radhazi në Ligën e Parë.

Ibraimi më herët në futbollin vend ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës, Renovës, Vëllazërimin dhe Napredokun, teksa një periudhë ka luajtur edhe për Shallken në Bundesligën e Gjermanisë.

MARKETING