Bërnabiq për dialogun Kosovë-Serbi: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

Bërnabiq për dialogun Kosovë-Serbi: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka paralajmëruar serbët për ditë të vështira, pasi tha se atmosfera është “jashtëzakonisht serioze, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi”.

MARKETING

Description of image

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiq për TV Pink, raportojnë mediat serbe.
Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”.

Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.

MARKETING