Barcelona dhuron show në Paris, i tregon PSG-së se paraja nuk ka vlerë në futboll

Barcelona dhuron show në Paris, i tregon PSG-së se paraja nuk ka vlerë në futboll

Barcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, teksa ka fituar në transfertë ndeshjen e parë ndaj PSG-së, në një duel shumë entuziazmues që dhuroi emocione deri në vërshëllimën përfundimtare që dhuroi 5 gola.

Rafinja i dha avantazhin Barcelonës në pjesën e parë, ku vendasit rrallëherë iu afruan portës, Por PSG e nisi me vrull pjesën e dytë dhe falë dyshes Dembele-Vitinja përmbysi sfidën brenda pak minutash.

Por Çavi gjeti zëvendësimet e duhura dhe fillimisht futi në lojë Pedrin i cili dha asistin për barazimin e Rafinjas, ndërsa më pas edhe Kristensen i cili shënoi vetë golin e avantazhit 3-2 të katalanasve që rezistoi deri në fundin e takimit.

MARKETING