Ballkani në histori, për të dytin vit radhazi në grupet e Ligës së Konferencës
Ballkani edhe pse pësoi humbje nga BATE Borisov me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese të fazës play-off të Ligës së Konfernecës, ka kaluar tutje fal fitores në përballjen e parë me rezultat 4-1.
Me rezultat të përgjithshëm 4-2, Ballkani kalon për herë të dytë radhazi në fazën e gupeve të Ligës së Konferencës, një arritje e madhe për klubin tonë.
Enea Koliqi ishte në formë të lartë duke bërë dy pritjeve të bukura në fillimin e ndeshjes.
Një goditje e Nazmi Gripshit u bllokua nga mbrojtja, para se Bate Borisov të shënonte.
Zhvillohej minuta e 30-të, kur një gabim i Lorenc Trashit para mbrojtjes bën që të përfitojnë lojtarët bjellorus, duke shënuar me Artem Kontsevoy nga afër për 1-0.
Pas golit të pranuar Ballkani filloi të luajë, ku Qëndrim Zyba në minutën e 38-të gjuajti nga distanca ngjitur me shtyllën.
Pjesës së parë edhe njëherë Koliçi doli në skenë me një pritje të bukur.
Në pjesën e dytë BATE Borisov vazhdoi me sulme, ndërsa skuadra jonë mbrohej mirë, edhe pse në disa raste Koliçi ishte shpëtimtar.
Ballkani përmes kundërsulmit ka mundur të mbyll takimin, ku në minutën e 59-të, Almir Kryeziu del i vetëm me portierin, por ngatërrohet me topin dhe goditja e tij bllokohet nga një mbrojtës bjellorus.
Tjëtër rast të mirë kishte Albin Berisha, i cili po ashtu doli i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Në 20 minutat e fundit, Ballkani u kthye shumë prapa, duke rrezikuar të pranojë golin e dytë, por në disa raste mbrojtja, në disa raste portieri Koliçi dhe në disa raste fati ishte me ta, duke e mbajtur portën e paprekur.
Edhe nëntë minutat e kohës shtesë nuk ndryshuan asgjë dhe Ballkani mori rezultatin që donte për të kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/