Antonelli më i shpejti në Las Vegas por ia “dorëzon” keun Verstappen pas penalizimit

Antonelli më i shpejti në Las Vegas por ia “dorëzon” keun Verstappen pas penalizimit

Kimi Antonelli me Mercedes ishte piloti më i shpejtë në provat zyrtare të së shtunës për Çmimin e Madh të Las Vegasit në Formula 1. Piloti italian regjistroi kohën 1:33.893, duke siguruar rezultatin më të mirë në kualifikuese, por nuk do ta nisë garën nga pozita e parë.

Një penalizim prej pesë pozicionesh, për shkak të modifikimeve në makinën e tij, e detyron Antonellin të zbresë në vendin e gjashtë në vijën e nisjes. Përfituesi kryesor është Max Verstappen me Red Bull, i cili do ta nisë garën nga pozita e parë, pavarësisht se në kualifikuese u rendit i dyti.

Krah tij në vijën e parë do të jetë britaniku George Russell me Mercedes, i cili regjistroi kohën e tretë më të mirë. Pas tij u renditën Lando Norris me McLaren dhe Isack Hadjar me Red Bull.

Ndërkohë, Ferrari pati një paraqitje zhgënjyese në kualifikuese, pasi të dy pilotët u eliminuan që në sesionin e dytë dhe mbetën jashtë dhjetëshes më të mirë. Charles Leclerc u rendit në vendin e 11-të, ndërsa Lewis Hamilton në të 12-tin.

Megjithatë, të dy pilotët e Ferrarit do të përfitojnë nga penalizimi i Oscar Piastrit, i cili u rendit i shtati me McLaren, duke fituar nga një pozicion në renditjen e nisjes.

Makina e Ferrarit duket se nuk arriti të përshtatet siç duhet me karakteristikat e pistës urbane të Las Vegasit, çka e vështirëson misionin e skuadrës italiane për një rezultat pozitiv në garë.

MARKETING