Ancelotti: Jemi të frikësuar, por e dimë si fitohen finalet

Ancelotti: Jemi të frikësuar, por e dimë si fitohen finalet

Reali i Madridit do ët provojë të triumfojë në Ligën e Kampionëve për herë të 15 në histori, teksa do të përballet mbrëmjen e të shtunës me Borussia Dortmund në stadiumin mitik të Londrës, “Wembley”.

Trajneri Carlo Ancelotti foli para sfidës, ku ndër të tjera vlerësoi maksimalisht rrugëtimin e të tijve, dhe evidentoi edhe disa momente kyç të ecurisë së “Los Blancos” në këtë kompeticion.

“Në finale mbërrijnë vetëm dy skuadra dhe fakti që jemi ne dhe Dortmundi, do ët thotë që e kemi merituar më shumë se kushdo tjetër. Jam shumë krenar për rrugëtimin e djemve të mi dhe atë që kemi dhënë. Dua të veçoj si shumë të rëndësishme shpirtin e sakrificës që treguam ndaj Manchester City-t dhe përmbysjen eklipsuese ndaj Bayernit të Mynihut. Është jashtëzakonisht motivuese  të përgatisësh sfida të tilla”, u shpreh trajneri italian.

dilemën mbi portierin që do të luajë nga minuta e parë, duke i besuar eksperiencës së belgut Courtois, i cili vjen pas një dëmtimi të gjatë.

“Finalja ndaj Dortmundit do të jetë e bukur, por në fund do të vendoset nga detajet e vogla, ndaj duhet të ruajmë qetësinë për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur. Jemi të emocionuar dhe të frikësuar, pasi jemi shumë pranë suksesit dhe nuk duam të dështojmë. Megjithatë kjo lloj frike është pozitive, pasi të ndihmon të japësh më shumë dhe të bësh gjërat më mirë. Në portë, në finale do të luajë Courtois. E kemi marrë vendimin”, u shpreh Ancelotti.

MARKETING