(VIDEO) BP: Lëshohen në përdorim shërbimet elektronike dhe mobile të Alta Bankës

(VIDEO) BP: Lëshohen në përdorim shërbimet elektronike dhe mobile të Alta Bankës

Që sot klientët e bankës ALTA mund të shfrytëzojnë shërbimet elektronike dhe mobile, në pajtim me kufizimin prej 15 000 denarësh në javë për klientët që kanë kartela pagesore dhe deri në 20 000 denarë për ata që nuk kanë kartela. Kështu njofton Banka Popullore e RMV-së. Gjithashtu bëjnë me dije se nga nesër do të hapet edhe ekspozitura e bankës ALTA në Shkup, krahas ekzpoziturave që ditët e kaluara u hapën në Manastir, Strumicë dhe Tetovë.

MARKETING

Shik.mk

Banka Popullore e Maqedonisë

“Klientët mund të shfrytëzojnë shërbimet të cilat u janë mundësuar deri tani, gjegjësisht tërheqje të parave në sportel në korniza të kufizimeve të lejuara, si dhe pagesa për faturat e shërbimeve, shlyerjet e kredive dhe nevoja të tjera”.

Më 1 nëntor, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut vendosi bankën në Manastir nën administrim të përkohshëm për tre muaj dhe caktoi tre administratorë për të shqyrtuar gjendjen financiare dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. Ndërkohë, klientët u përballën me kufizime në tërheqjen dhe transferimin e parave, ndërsa degët u mbyllën përkohësisht.

Sipas Bankës Popullore, rreth 11.500 pensionistë i marrin pensionet përmes kësaj banke, prej të cilëve rreth 3.500 nuk kanë kartela bankare. Për këtë arsye, nga 5 nëntori është mundësuar tërheqja deri në 20.000 denarë në sportelin kryesor në Manastir.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING