BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
Kur flasim për Palestinën, shpesh shohim pamjet e shkatërrimit, fëmijët nën rrënoja, nënat që kërkojnë të afërmit dhe familjet që detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre. Por pas këtyre pamjeve qëndron një histori shumë më e gjatë, një histori që nuk fillon në Gaza në vitin 2023 dhe që nuk mund të tregohet pa zërin e grave palestineze.
Ato kanë qenë në rrugë dhe në protesta, në organizatat politike dhe në lëvizjet çlirimtare, në burgje, në spitale dhe në shkolla. Kanë dokumentuar pushtimin, kanë ruajtur kujtesën e Nakbës dhe kanë luftuar që identiteti palestinez të mos zhduket bashkë me shtëpitë dhe fshatrat e tyre. Disa kanë mbajtur armët, të tjera kanë marrë përsipër organizimin e komuniteteve, kujdesin për të plagosurit, edukimin e fëmijëve dhe dëshminë para botës. Shumë prej tyre kanë paguar një çmim të tmerrshëm.
Por kush ishin këto gra? Si u shndërrua përpjekja e tyre në një pjesë të pandashme të historisë palestineze? Dhe pse, për dekada me radhë, roli i tyre ka mbetur shpesh në hije? Avdi Bakiju /SHENJA/

