Turqia: Politika në Egje dhe Mesdheun Lindor mbetet e pandryshuar

Turqia: Politika në Egje dhe Mesdheun Lindor mbetet e pandryshuar

Turqia ka deklaruar se politika e saj në Egje dhe Mesdheun Lindor mbetet e pandryshuar, duke rikonfirmuar angazhimin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj legjitime, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

“Qëndrimet e Turqisë, të cilat ajo i mbron vazhdimisht dhe me vendosmëri në të gjitha platformat, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mbeten të pandryshuara”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ministria tha se Ankaraja do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj legjitime në të dy rajonet “pa lëshime”, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Deklarata hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kishte dhënë një intervistë për një të përditshme greke, duke theksuar se deklaratat e tij gjatë një aktiviteti të organizuar nga një institut kërkimor në Bruksel ishin shtrembëruar dhe nxjerrë tërësisht jashtë kontekstit.

“Në kundërshtim me deklaratat e bëra nga kryetari i një partie politike, ministri ynë nuk ka dhënë intervistë për një gazetë të botuar në Greqi”, tha ministria, duke akuzuar kritikët se po e kthejnë politikën rajonale të Turqisë në objekt polemikash politike.

MARKETING