“Më shumë ose më pak për të fjetur”, Të dielën ndryshon ora në RMV!

“Më shumë ose më pak për të fjetur”, Të dielën ndryshon ora në RMV!

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë do të kenë një orë më shumë për të fjetur, pasi të dielën, më 25 tetor, fillon llogaritja dimërore e kohës.
Ndryshimi do të bëhet në orët e hershme të mëngjesit, kur në orën 03:00 akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, duke treguar 02:00. Kjo do të thotë se nata mes së shtunës dhe së dielës do të zgjasë një orë më shumë.
Me rikthimin e orës dimërore, ditët do të vazhdojnë të shkurtohen dhe errësira do të nisë më herët gjatë pasdites.
Sipas kalendarit aktual, ora verore në vitin 2027 do të rikthehet më 28 mars, kur akrepat do të zhvendosen një orë përpara. Ndërsa kthimi i radhës në orën dimërore është paraparë për 31 tetor 2027.
Edhe pse në Bashkimin Evropian prej vitesh diskutohet heqja e ndryshimit sezonal të orës, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Parlamenti Evropian në vitin 2019 mbështeti propozimin për heqjen e ndryshimit të detyrueshëm sezonal, por vendet anëtare nuk arritën marrëveshje përfundimtare nëse duhet të mbahet përgjithmonë ora verore apo ajo dimërore.
Për momentin, në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vlejnë rregullat aktuale, sipas të cilave akrepat e orës zhvendosen dy herë në vit, në mars dhe në tetor.

MARKETING