(VIDEO) Studentët e “Nënë Terezës” njihen me propozimin e ministrit
Studentët shqiptar të juridikut nuk heqin dorë nga kërkesa që provimi të mbëhet 100% shqip. Propozimin e ministrit Shasivari 12 provime shqip dhe dy maqedonisht ata e shpalosën edhe para kolegëve të tyre në Universitetin “Nënë Tereza”. Ata thonë se të gjithë studentët e mbështesin qëndrimin e tyre që të gjitha provimet të jepen në shqip, ndërsa në rast të mosplotësimit të kërkesës së plotë të tyre, nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit të protestave.
Besar Sejdiu, student
“Ashtu siç thamë edhe ne pas pres konferencës pas takimit, njëjtë edhe disponimi pas takimit është që nuk ka nevojë të thyhet ligji, provimi i jurisprudencës garantohet me ligj dhe Kushtetutë. Duhet të bëhet 100% në gjuhën shqipe. Nuk ka nevojë të shkojmë me për qindje, 84 me 50 apo çfarëdo që mendon ministri”.
Ndërsa, studenti Jon Selimi thotë se ministri me propozimin e tij po i mëson studentët se si ta thyejnë ligjin.
Jon Selimi, student
“Ne sot konstatuam se ministri dhe Qeveria në vend që të na mësojnë neve se si duhet të zbatohet Kushtetua dhe ligji, ata po na ofrojnë neve që bëjmë negociata dhe të merremi vesh për ta thyer ligjin, përshkak se ligji për përdorimin e gjuhëve është ligj special dhe ne juristët i themi lek specialis që ka përparësi në zbatueshmëri mbi të gjitha ligjet tjera, aktet normative”.
Të hënën studnetët u ftuan në takim nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari. Ai u propozoi që pjesa praktike gjegjësisht 12 provime të jenë në shqip dhe 2 provimet praktike të jenë në maqedonisht. Propozimi do të shkoj në Komisionin e Venedikut për të marrë mendim dhe më pas do të dorëzohet në Kuvend, për t’u votuar nga deputetët. Studentët e refuzojnë propzimin gjysmak të ministrit siç e quajtën ata dhe gjithashtu nuk pranojnë që i njejti të dorëzohet në Venedik, sepse kjo procedurë do të marrë edhe disa muaj kohë shtesë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

