Dogana sekuestron barna për sëmundje malinje, autoritetet paralajmërojnë rrezikun për shëndetin e qytetarëve

Dogana sekuestron barna për sëmundje malinje, autoritetet paralajmërojnë rrezikun për shëndetin e qytetarëve

Një ekip mobil i Departamentit për Punë Operative ka sekuestruar 29 flakonë me ilaçin “Xgeva”, i cili përdoret në trajtimin e sëmundjeve malinje, pasi një shofer autobusi, shtetas i Kosovës, dyshohet se tentoi t’i kontrabandonte duke i fshehur në një kuti të ndihmës së parë.

MARKETING

Shik.mk

Rasti është zbuluar në pikën kufitare të Bogorodicës, në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të autobusit, zyrtarët kanë gjetur në kutinë e ndihmës së parë 29 flakonë me ilaçin, me vlerë të përgjithshme prej 336 mijë denarësh, si dhe 29 kuti të vogla dhe 30 etiketa vetëngjitëse, të paketuara në një qese të zezë najloni.

Importi i këtij ilaçi është rreptësisht i rregulluar dhe kërkon leje nga institucionet kompetente, ndërsa transporti duhet të bëhet në përputhje me standardet e përcaktuara.

Lidhur me rastin, Departamenti për Hetime ka ngritur kallëzim penal ndaj shoferit për veprën penale “kontrabandë”, e cila dënohet sipas Kodit Penal.

Ndërkohë, gjatë këtij viti, ekipet mobile dhe zyrtarët doganorë në pikat kufitare kanë sekuestruar mbi 30 mijë njësi barnash, duke theksuar rolin e tyre në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

MARKETING