Gjorgjievski: Deri në fund të vitit do të fillojë zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e qenve endacakë

Gjorgjievski: Deri në fund të vitit do të fillojë zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e qenve endacakë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se deri në fund të vitit pritet të fillojë procesi i zgjerimit të kapaciteteve për trajtimin e qenve endacakë, ndoshta në një lokacion të ri, sepse objekti aktual i NP “Lajka” nuk mund të ndërtohet për shkak të kufizimeve urbanistike.

MARKETING

Shik.mk

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Gjorgjievski tha se në ditët në vazhdim do të njihet me të dhëna krahasuese për numrin e rasteve që lidhen me qytetarët e sulmuar nga qentë endacakë, në periudhën para dhe pas marrjes së drejtimit të Qytetit të Shkupit dhe NP “Lajka”.

Ai vlerësoi se është shënuar përparim i dukshëm në trajtimin e problemit, por theksoi se ende nuk është zgjidhur plotësisht.

Sipas Gjorgjievskit, Qyteti i Shkupit ka siguruar mjete financiare për zgjerimin e kapaciteteve, por ndërtimi dhe zgjerimi i objektit në lokacionin ekzistues janë i pamundur për shkak të çështjeve të pazgjidhura urbanistike.

“Lokacioni ekzistues ndërtuar në mënyrë të paligjshme në të kaluarën dhe plani i detajuar dhe ai i përgjithshëm urbanistik nuk na lejojnë t’i zgjerojmë kapacitetet atje. Po kërkojmë një alternativë tjetër dhe besoj se deri në fund të këtij viti kalendari do të fillojmë procesin e zgjerimit të kapaciteteve, ndoshta në një lokacion tjetër, të cilin aktualisht po e përcaktojmë”, theksoi Gjorgjievski.

Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se shërbimet e qytetit po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme, e cila do të mundësojë kushte më të mira për strehimin dhe trajtimin e qenve endacakë, si dhe përballje më efikase me këtë problem shumëvjeçar në kryeqytet.

MARKETING