Marin Mema: Provimet në shqip për studentët shqiptarë në RMV janë të panegociueshme
MARKETING
Gazetari i njohur nga Shqipëria, Marin Mema, ka reaguar lidhur me debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në universitetet e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar që studentëve shqiptarë t’u garantohet e drejta për të dhënë provimet në gjuhën e tyre amtare.
MARKETING
“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të drejtë t‘a japin provimet në gjuhën shqipe! Jo vetëm provimet në jurisprudencë (debati aktual), por çdo provim duhet të jetë në shqip! Kush e pengon diçka të tillë, po pengon të drejtat e natyrshme të një populli në tokën e tij! Shteti shqiptar të reagojë e mbajë qëndrim!” – shkruan Mema.

