(VIDEO) Kryeministri paralajmëroi pagë mesatare 1000 euro, LSDM e quan “hajdut”

(VIDEO) Kryeministri paralajmëroi pagë mesatare 1000 euro, LSDM e quan “hajdut”

LSDM sot ka reaguar për deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se deri në fund të mandatit të tij paga mesatare në vend do të arrijë në 1000 euro. A               ta thonë se Mickoski brenda kuvendit nuk e mbështet as rritjen e pagës minimale në 600 euro ndërsa jashtë Kuvendit, sipas tyre, tregon përalla. Sipas tyre qeveria e Mickoskit nuk ka para as për paga e as për pensione dhe se borxhet e reja të vendit po grumbullohen në kurriz të popullit.

MARKETING

Shik.mk

MAJA SERAFIMOVSKA BOROZAN, LSDM

“Mickoski sërish tregon përralla për pagat, por nuk e mbështeti pagën minimale prej 600 eurosh. Një shifër e re. Një përrallë e re. Premton pagë prej 1.000 eurosh. Ndërsa punëtorët mezi ia dalin të përballojnë shpenzimet e jetesës, vjen një tjetër premtim bosh, por zgjidhje nuk ka. Paga mesatare nuk rritet me fjalime. Standardi i jetesës nuk përmirësohet me përralla. Punëtorit i duhet një pagë më e lartë në llogarinë e tij sot. I duhen para për ushqim e për fatura.”

Kryeministri Hristijan Mickoski ditën e djeshme deklaroi se pret që paga mesatare neto në vend deri në pranverën e vitit 2028 të arrijë në 1.000 euro. Sipas të dhënave të prezantuara nga kryeministri, paga mesatare neto në muajin korrik ishte 48.499 denarë, që siç tha ai përfaqëson një rritje nominale vjetore prej 7,1 %. Mickoski deklaroi se Qeveria synon që gjatë periudhës së mbetur të mandatit ta rrisë ndjeshëm nivelin mesatar të të ardhurave të të punësuarve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING