Gostivari drejt stabilizimit pas përmbytjeve, Limani: Falenderoj kryetarin e Pogradecit dhe Ambasadorin Meidani

Gostivari drejt stabilizimit pas përmbytjeve, Limani: Falenderoj kryetarin e Pogradecit dhe Ambasadorin Meidani

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar se situata me përmbytjet në territorin e komunës po shkon drejt normalizimit, falë angazhimit të pandërprerë të ekipeve në terren.

Sipas tij, nga dita e djeshme e deri më sot, strukturat komunale dhe ekipet emergjente kanë punuar intensivisht për ta menaxhuar me sukses situatën e krijuar nga reshjet dhe përmbytjet.

Limani ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike gjatë ditës. Ai theksoi se Xhakolli ka ofruar gatishmëri të plotë dhe ndihmë pa rezervë për qytetarët e Gostivarit në këto momente të vështira.

Një falënderim i sinqertë, sipas Limanit, shkon edhe për Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, për angazhimin dhe ndërmjetësimin e tij me bashkitë në Shqipëria, duke dëshmuar solidaritet dhe përkrahje konkrete për Gostivarin.

MARKETING