Bujar Osmani takohet me teologun dhe gazetarin Adnan Idriz

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me Adnan Idrizin, një emër të njohur që lidh traditën, dijen dhe kulturën në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.
Adnan Idriz është djali i hafizit të njohur Idriz Efendiut, ndërsa vetë njihet si teolog dhe gazetar me kontribut të veçantë gjatë luftës së Kosovës, ku raportoi për disa nga mediat më të mëdha turke. Më pas, ai ishte ndër themeluesit e agjencisë Anadolu Ajansı dhe platformës TRT Balkan në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe serbo-kroatisht.
Në vijim shkrimi i plotë i Osmanit:
Sot patëm një takim rasti me Adnan Idriz një emër që lidh traditën, dijen dhe kulturën.
Djali i hafizit të njohur Idriz Efendiut, Adnani është teolog dhe gazetar që gjatë luftës së Kosovës raportoi për mediat turke. Më vonë u bë ndër themeluesit e agjencisë Anadolu Ajansı dhe TRT Balkan në gjuhën shqipe, maqedonase dhe serbo-kroate.
Takimin dhe bisedën e frytshme e zhvilluam te “Balkan Corner”, në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit një vend ku kultura, tradita dhe aroma e kafesë bashkohen.