Limani takon Ulusoy: Nder dhe kënaqësi të pres ambasadorin e një shteti vëlla si Turqia

Limani takon Ulusoy: Nder dhe kënaqësi të pres ambasadorin e një shteti vëlla si Turqia

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij z. Fatih Ulusoy.

Pas takimit, Limani u shpreh se ishte një nder dhe kënaqësi të mirëpriste ambasadorin Ulusoy, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve.

“Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy. Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia,” deklaroi kryetari Limani.

MARKETING