Pllaka përkujtimore për çetnikun serb Vuk, reagon Arbër Ademi: VLEN si degë e VMRO-së pjesë e projektit antishqiptar

Pllaka përkujtimore për çetnikun serb Vuk, reagon Arbër Ademi: VLEN si degë e VMRO-së pjesë e projektit antishqiptar

Në lidhje me vendosjen e pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, ka reaguar edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i cili këtë akt e ka përshkruar si ndikim i drejtpërdrejt i “botës serbe” ndaj shtetësisë dhe rrezikut të së ardhmes europiane për shtetin.

Postimi i plotë i Arbër Ademit:

Vendosja e djeshme e pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, shëtitja e strukturave paramilitare dhe manifestimet e “botës serbe” që përkojnë me Ditën e Pavarësisë po legjitimojnë hapur ndikimin e “Botës serbe” në vend.

Në këtë projekt antishtetëror janë përfshirë edhe Ivan Stoillkoviç si zëdhënës i “botës serbe” në qeveri dhe VLEN-i si degë e VMRO-së.

Ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë dhe rrezikim i ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING